Krizë keqmenaxhimi? Rama tregon pse shesim më lirë dhe blejmë më shtrenjtë energji: Do bëhemi digë mes furtunës
Kryeministri, Edi Rama, u mbrojt edhe njëherë para kritikëve që e akuzojnë për keqmenaxhim të situatës hidrike në vend.
Pas mbledhjes së qeverisë, Rama shpjegoi për mediat edhe arsyen se pse Shqipëria shet më lirë energji elektrike dhe e blen më shtrenjtë.
Rama: E kam të pamundur të mendoj se mund të vrapoj bashkë me vrapin që kanë marrë çmimet e energjisë. Është mnirë që edhe ata që e kanë këtë shqetësim të dëgjojnë kur ju themi se broçkullat se Shqipëria ka ujë, nuk varet nga kriza e përgjithshme, se Shqipëria e prodhon energjinë vetë, naftën vetë, por kjo situatë vjen ngaqë këtu bëhet e pabëra duhet lënë mënjanë që të kuptojmë mirë njëri-tjetrin se për çfarë flasim. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet, është fakt.
Natyrisht Shqipëria shet energji, në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë: ose ta derdhë, ose ta shesë prurjen e reshjeve, jo ta derdhë por edhe të përmbytë, atëherë e shet. Kur është mot reshjesh dhe lagështie çmimi është më i ulët, e shet në një kohë kur kërkesa rreth e rrotull teje nuk është i lartë. Shqipëria e blen e enrgjinë kur ka thatësirë.
Një ekonomi e varur 100% nga Zoti, nga reshjet, ka të mirën se ka energji të gjelbër por ka edhe të keqen se nuk ka burime të planifikueshme në mënyrë objektive.Pra e shet më lirë se kërkesa është më e ulët dhe kur e blen në kulmin e thatësirës e blen më shtrenjtë se kërkesa është më e lartë. Çmimet në treg nuk i vendos Shqipëria por kërkesa dhe oferta.
Rama deklaroi se Qeveria do të mbrojë konsumatorët.
Rama: Kjo nuk diskutohet. Kemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe derës së shtëpisë së çdo shqiptari.
Pyetjes nëse rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë vetëm për tani apo përgjithmonë, Rama i dha këtë përgjigje.
Rama: Kush e di këtë? Sot ekspertët thonë se kriza do të ketë një kulm që do të zgjasë deri në mësin e vitit të ardhshëm por thonë edhe se nuk prashikohet që çmimet të kthehen aty ku ishin. Kjo duhet parë sa i saktë do të jetë parashikimi, sa do të bien çmimet e energjisë. Për çmimet e tjera të jemi shumë të qartë, e kemi zgjedhur këtë sistem, 30 vjet përpara. Po të marrim çmimin e bukës nga viti '90 e këtej ka ardhur në rritje, në rritje. Çmimet i vendos tregu, jo qeveritë. Edhe kërkesa meqenëse rrisni çmimet rrisni rrogat, nuk funksionon kështu.
