Video/ Sulm vetëvrasës, përgjaket xhamia në Afganistan, raportohet për dhjetëra viktima
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një xhami në provincën Kunduz, në Afgansitan.
Informacione të pakonfirmuara flasin për dhjetëra të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave deri në 100.
Agjencia Franceze citon një burim nga spitali i cili flet për 15 të vdekur dhe më shumë se 90 të plagosur. Sidoqoftë, dëshmitarët okularë raportojnë një numër shumë më të madh të të vdekurve. Talibanët konfirmuan sulmin vetëvrasës dhe thanë se një ekip special ishte tashmë në vendin e ngjarjes, duke hetuar incidentin.
" Një shpërthim bombe pranë kryeqytetit irakian, Bagdad, ka vrarë të paktën 40 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur , " tha një zëdhënës i lartë taliban.
Mediet e huaja bëjnë me dije se xhamia frekuentohej nga pakica myslimane shiite. Ekstremistët myslimanë shpesh kryejnë sulme kundër këtij komuniteti, pasi i konsiderojnë ata heretikë.
Më poshtë ka video nga vendi i sulmet. Kujdes ka pamje të rënda.
Huge EXPLOSION at Shiite Mosque in Afghan province of Kunduz – Dozens KILLED [Independent Persian - citing eyewitnesses].#Afghanistan pic.twitter.com/0xWxW5LMip
— Al Aqeel Jawad???? (@JawadAbubakar7) October 8, 2021
Explosion reported in Sayed Abad Mosque in northern #Kunduz province#Afghanistan pic.twitter.com/mhBqTDth9Q
— Newsistaan (@newsistaan) October 8, 2021