Rritet çmimi i dritave, Rama: Nis beteja për mbijetesë, krizë botërore

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.”

Në deklaratën e posaçme për mediat kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij këtë radhe nuk kemi të bëjmë as me tërmetin as me virusin por kriza energjetike mund të prekë mbijetesën e familjeve, bizneseve dhe shoqërisë. E për këtë rama u shpreh se kjo është një krizë që vjen nga jashtë e për shkak të klimës

“Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sa po ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje. - u shpreh Rama.

Kriza botërore e gjen Shqipërinë në një periudhë të vështirë të shkaktuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemisë, por shtrenjtimi i gazit, naftës në tregjet ndërkombëtare kanë sjellë rritje të çmimeve në të gjithë produktet

“Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tej rritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë  të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.”

Rama ka shtuar se Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.

“Në bursën HUPX, energjia elektrike është tregtuar me mesatarisht 39 eur/MWhvitin e shkuar, ndërsa sivjet ky çmim ka arritur shifrën e 110 eur/MËh, duke shënuar një rritje prej 182%.”

Duke paralajmëruar faturë më të lartë për konsumatorët Rama solli në vëmendje situatën në shtete të tjera

“Në Britani, 15 milionë familje pritet të afektohen negativisht nga rritja e çmimit të energjisë. Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm. Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e çuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/MWh."

Ndaj në të njëjtën situatë do përfshihet dhe vendi ynë.

“Duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale.”

Beteja sipas Ramës  do të vazhdojë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël, fiks në këtë rend prioritetesh.”

Vetëm një javë më parë kesh bleu energji me 180 euro/MWh një çmimin ky tre herë më i lartë nga viti i shkuar. Në fillim të shtatorit u vu re një rritje me 17 për qind të çmimit të perimeve, e më tej me më shumë se 10 për qind dhe të produkteve të miellit./ Ora News/