Lë cigaren ndezur në ballkon, përfshihet nga flakët banesa në katin e tetë të pallatit në Lushnje

Një banesë në katin e 8 të një pallati 10-katësh është përfshirë nga flakët.

Shkak dyshohet se është bërë një cigare e lënë ndezur në ballkonin e pallatit nga një familjar.

Flakët dogjën orendi shtëpiake në ballkon dhe dritaren e njërës dhomë.

Pasi kanë parë flakët dhe tymin banorët e pallatit kanë njoftuar zjarrfikësen dhe këta të fundit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke mos lejuar përhapjen e flakëve në brendësi të banesës pasi mund të rrezikoheshin dhe banesat e tjera.

Ky operacion ka qenë i vështirë për forcat zjarrfikëse pasi asnjë pallat nuk ka shkallë emergjence, pro edhe mjeti zjarrfikës nuk kishte mjetet e duhura për të shkuar në lartësi të tilla./OraNews/