Kokainë, kanabis dhe municion luftarak, 5 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. E, 20 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur një qese në tokë me lëndë të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. Xh, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik  të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

D. V, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik  të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

S. L, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Policia sekusetroi në cilësinë e provës materiale kokainë, kanabis dhe municion luftarak.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit S. H, 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./OraNews/