Vjedhje dhe dhunë në familje/ Arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë në Durrës, një prej tyre i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2021, 12:42
Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës, një prej tyre i shpallur më parë në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia informon se u bë arrestimi i shtetasit Sh.Ll., 33 vjeç, banues në lagjen Nr.15 Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale "Vjedhja", e shtetasit F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr.13, duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./OraNews/
