Miq e familjarë vendosin buqeta me lule në vendin ku u vra oficeri Saimir Hoxha

Buqetat me lule i kanë zënë vendin skenës tragjike të 5 ditëve më parë (28 shtator) ku u ekzekutua efektivi i policisë Saimir Hoxha.

Miq e familjarë, e kanë kujtuar nënkomisarin i cili ra në krye të detyrës në Kune Vain Të Lezhës.

E kthyer në një skenë lufte ditën e 28 shtatorit, veç buqetave me lule, dhe rrjedhës së lumit, zona tanimë është tërësisht e qetë.

Nënkomisari Saimir Hoxha u ekzekutua paraditen e së martës me dy plumba nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Polici u shpall “Dëshmor i Atdheut” ndërsa ishte efektivi i 255 që bie në krye të detyrës në vendin tonë.

Hoxha bashkë me 2 oficerë të tjerë ndaluan pikërisht në këtë vend një automjet ku ishin tre persona për ta kontrolluar, por Aldi Rama nuk pranoi kontrollin dhe e sulmoi me armë, duke e lënë të vdekur 45-vjeçarin Hoxha.

Më pas gjatë aksionit policor që zgjati për 6 orë për kapjen e tij, autori qëlloi veten me armë zjarri dhe gjeti vdekjen pak orë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë./OraNews/