Klinton Pire e goditi më thike në zemër partneren nga Gana/ Flasin dëshmitarët: Shkak xhelozia
Ngjarja e rëndë me pasojë humbjen e jetës së dy të rinjve mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, dyshohet se ka pasur si shkak xhelozinë. Dëshmitarët thonë se 26-vjeçari nga Dibra Klinton Pire, kishte debatuar shpesh me partneren e tij 31 vjeçare me origjinë nga Ghana. Në momentet e ngjarjes ajo doli e gjakosur duke kërkuar ndihmë në shkallët e pallatit ndërkohë që partneri i saj u hodh nga ballkoni i katit të tetë të pallatit.
Kjo është dera e apartamentit në katin e 8 të këtij pallati e cila ishte marrë me qira nga Klinton Pire 26 vjeç dhe nga shtetësja ganezë 31 vjeç. Siç shikohet në vendin e ngjarjes kemi ende prezencë të gjurmëve të gjakut.
Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin edhe disa fëmijë të cilët po luanin në oborrin e pallatit.
Një prej banorëve thotë se ka qenë nipi i tij i mitur i cili ka parë të gjithë skenën teksa 31 vjeçarja ka dalë e gjakosur dhe me pas 26 vjeçari i cili është vet-hedhur nga kati i 8.
“Unë kam dëgjuar vetëm zhurmë. Mendova se po luanin fëmijët em top. Fëmijët janë tmerruar, kemi marrë psikologët, për t’i qetësuar.”
Historia e Dashurisë dyshohet të këtë nisur kohë më parë kur 26 vjeçari Klinton Pira ndodhej në shtetin Anglez. Ai kishte kishte krijuar një lidhje më 31 vjeçarin me origjinë nga Ghana por me pashaportizim francez. Mes të rinjve siç duket ka pasur mosmarrëveshje dhe shtetasja nga gana ka vendosur të vijë në Tiranë për tu sqaruar.
Grupi hetimor po eksperton telefonat celularë të 2 të rinjve për të parë komunikimet që dy të rinjtë kishin me njeri-tjetrin. Po ashtu një prove e rëndësishme janë edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të cilat kanë filmuar një pjesë të asaj ç’ka ndodhur.
Familja Pira e cila prej vitesh jeton në zonën e Don Boskos në kryeqytet ka hapur dyert e motit ku në banesë ndodhet vetëm nena e tij pasi vëllezërit e 26-vjeçarit ndodhen jashtë vendit e ndërsa babai i tij nuk prej 3 vitesh nuk jeton.
Ndërkohë trupi i Javvsackie Jaboah ndodhët në morgun e Tiranës ku pas procedurave të autopsisë, do ti dërgohet familjarëve të saj për kryerjen e ceremonisë mortore./OraNews/
