Detaje të reja nga tragjedia me 2 viktima në Tiranë: 31-vjeçarja u prit në Aeroport nga Klinton Pira

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës (2 tetor), ku dy të rinj kanë humbur jetën pas një konflikti në çift.

Ora ka qenë rreth 18:00, kur 26-vjeçari i identifikuar si Klinton Pira ka goditur me thikë të dashurën e tij, Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana.

31-vjeçarja i ka shpëtuar nga duart të riut dhe ka dalë për të kërkuar ndihmën e fqinjëve dhe kalimtarëve, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se në gjendje të rëndë psikologjike pas këtij momenti, 26-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonin me qira duke i dhënë fund jetës së tij.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj informon se 31-vjeçarja kishte ardhur ditën e djeshme në Shqipëri dhe ishte pritur në Aeroportin e Rinasit nga Klinton Pira.

Shkaqet e konfliktit janë ende duke u hetuar nga policia ndërsa në vendin e ngjarjes janë të dukshme njollat e gjakut.

Policia po merr në pyetje familjarët e 26-vjeçarit dhe është duke hetuar telefonat e dy viktimave për të zbuluar se çfarë lidhje kishte mes dy të rinjve. Në banesë nuk janë gjetur sende të paligjshme, përveç disa rrobave të cilat i përkisnin shtetases ganeze./OraNews/