Diell në të gjithë vendin, por mbani çadrën me vete, parashikimi i motit për ditën e sotme
Sipas MetoeAlb: Si pasojë e prezencës së një qendre e presion të lartë amtosferik mbi gadishullin e Ballkanit moti në vendin tonë do te jete i qëndrueshëm.
Në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore.
Gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave edhe në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 - 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore mbetet në ndikimin e ciklonit të Islandës, i cili sjell reshje te konsiderueshme shiu ne këto rajone, por parashikohet që vranësirat e shumta dhe rrebeshet e shiut të përfshijnë zonën e alpeve dhe pjesërisht qendrën e kontinentit.
Ndërsa Europa Juglindore dhe Lindore mbeten më mot të qëndrueshëm si pasoje e zhvillimit të një anticikloni mbi Deti e Zi./OraNews/