Zjarrfikësit me pompa në krah, Bashkia e Devollit ka vetëm një autobot të amortizuar kundër zjarreve
Ngjan si një autobot që shpërndan ujë, por në fakt është mjeti i vetëm që ka në dispozicion Zjarrfikësja e Bashkisë Devoll.
Makina tjetër daton në vitin 1975 dhe është jashtë përdorimit.
"Ne aktualisht kemi një mjet zjarrfikës."
Kreu shërbimit Zjarrfikës, Valmir Qaja thotë se kushtet u krijojnë pamundësi për të kryer detyrën.
"Ai është një mjet që nuk e mundëson vajtjen ën terrene malore."
Gjatë gjithë sezonit të zjarreve, zjarrfikësit punuan kryesisht me mjete rrethanore dhe primitive.
"Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore si dhje në bashkitë e tjera. Në pjesën e pyjeve dihet që ka terrene të vështira, punojnë me çantat e shpinës dhe pompa uji dhe me mjete të tjera primitive."
Një tjetër problem me të cilin po haset shërbimi zjarrfikës në Devoll, është edhe godina.
Dhjetëra hektarë pyje, e toka janë djegur gjatë verës në Devoll, ndërsa ende nuk një bilanc përfundimtar për dëmet e shkaktuara./OraNews/