Ilir Daja i “lodhur” me gabimet: Vuajmë presionin për rezultat
Një tjetër ndeshje dhe sërish gabime individuale që Partizanit po i kushtojnë pikë. Vetëm 3 të tillë ka skuadra e Ilir Dajës i cili e pranon se skuadra po bën gabime të përsëritura pavarësisht se ka ndryshuar skemë në bazë të lojtarëve që ka në dispozicion.
“Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim këto barazime.
Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni. Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja”.
A e keni vendosur se çfarë skeme i përshtatet ekipit duke qenë se keni ndryshuar 2 herë modulin?
“Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë. Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikase. Pushimi pas kësaj ndeshjeje, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani”.
A ka presion dhe a ndihet te skuadra për mungesën e rezultateve?
“Doza e presionit psikologjik për rezultatet ndihet. Kemi 3 lojtarë, Cara, 21 vjeç, Rrapaj 20 vjeç dhe Marku 20 vjeç, janë 3 lojtarë të rinj që mund të japin më shumë për ekipin. Cara ka humbur raste, por mos harrojmë që ka penetruar në zonë dhe në këto javë ka marrë 3 penallti. Edhe Mala dhe Kaçe kishin tjetër kondicion tjetër. Besoj që në vijim mund të ulet doza e gabimeve, për të ulur presionin e rezultateve. Nëse në të gjitha ndeshjet nuk do të kishim pësuar golat që i dhurojmë vetë, do ta kishim më të lehtë për të shkuar te fitorja”, përfundoi trajneri Ilir Daja. /Ora News/.
