Shkëmbi: Morëm më të mirën, ndoshta fitojmë derbin me Tiranën

Në fund të ndeshjes në “Elbasan Arena”, trajneri Bledi Shkëmbi foli për barazimin ndaj Partizanit ku theksoi se rezultati ishte pozitiv duke luajtur me 1 lojtar më pak teksa shtoi se i vjen keq për kartonin e kuq.

“Ashtu siç shkoi ndeshja, barazimi është rezultat i mirë dhe morëm më të mirën e mundshme. Kartoni i kuq? Sofranac gaboi dhe në futboll ndodhin gjëra të tilla. Më erdhi keq sepse deri në ato momente po luanim mirë e gjithsesi dua të falenderoj djemtë për sakrificën që bënë. Të hiqja Ibraimin? Ibraimi mbeti në lojë sepse është pika e referimit në fushë për ne, mund të bëja edhe ndryshime të tjera por fundi ishte i mirë për ne".

A jeni i kënaqur me 6 pikë deri tani në Superiore?

“6 pikë deri tani nuk janë ato që donim por duke parë si shkuan ndeshjet, jam i kënaqur. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë dhe të marrim më shumë pikë, jemi optimist por duhet të punojmë. Ndoshta do të fitojmë derbin tjetër me Tiranën”, përfundoi Shkëmbi./Ora News/.