Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim inaugurojnë “Shtëpinë Ryerson”: Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 20:42
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka së bashku me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim kanë inauguruar "Shtëpinë Ryerson".
Xhaçka, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se është mirënjohëse për mbështetjen e SHBA në moment kyç të historisë së Shqipërisë.
“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë.”- shkruan ajo.
