Berisha: Shkodranët e kanë pasur raportin me të vërtetën më të drejtë se gjithë shqiptartët, frymëzim në çdo kohë
Nga kryeqendra e veriut, ku demokratët i kishin rezervuar një takim shumë entuziast, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shkodra ka provuar se raportin e qytetarëve të tij me të vërtetën e ka pasur pa mëdyshje më të drejtë, më të saktë se të gjithë shqiptarët.
Berisha tha se është ky raport i shkodranëve dhe shkodraneve që e ka bërë Shkodrën qytetin e sakrificave të mëdha për dinjitet kombëtar, për liri dhe dinjitet njerëzor.
Berisha: Është ky raport që e bëri Shkodrën e epiqendrën e antikomunizimit jo vetëm në Shqipëri por në Europë. Është ky raport që Shkodra të ketë martirë dhe shenjtorë më shumë se vende të tëra në qendrën e tyre kundër regjimit barbar komunist.
Berisha tha se është ky raport i cili mbetet frymëzues në çdo kohë dhe më të vështirat për të gjetur nordin e humbur, për të ngjallur shpresën dhe ecur të sigurt drejt të ardhmes tonë.
Ai akuzoi Ramën se në 8 vite qeverisje ka diskriminuar Shkodrën dhe veriun në terësi me investime.
Berisha: Vi këtu pasi Shkodra dhe gjithë Shqipëria por Shkodra më shumë përjetoi gjatë 8 viteve të regjimit të narkoshetit shqiptar një diksriminim të atillë që asaj nuk ja ka bërë asnjë pushtues tjetër. Nuk do të gjeni në histori një qeveri që t'ju ketë diskriminuar më shumë në investime se qeveria e Edi Ramës. Po vija nga Tirana, gjysmë ore për të kaluar 6 km grykë shisheje. Në të kalojnë të gjithë qarqet e veriut, kalon Kosova. Për të veriu nuk ekziston.

