“Më quanin të çmendur”, shefi i kuzhinës: Në Shqipëri nuk ka mbështetje për kulinarinë

Shefi i Kuzhinës Arvin Kita, i cili u kthye nga Greqia  në Shqipëri në vitin 2016, ku dhe tashmë ka hapur dhe biznesin e tij, tregon se njerëzit i thoshin se do dështonte.

I ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, Kita u shpreh se asokohe e quanin të çmendur.

"Kur kam ardhur unë, më thoshin ja edhe një tjetër që do dështoj. Unë e mora me qejf dhe me dëshirë, investova. Më quanin atëherë si të çmendur. Unë kam emigruar vetëm dhe kam qenë 19-vjeçare. Pikë referimi për mua ishte Athina."- shprehet ai. 

Më tej shton se në Shqipëri nuk ka mbështetje për kulinarinë, teksa shton se kultura kulinare duhet të evulojë

"Kam marrë kulturë të ndryshme nga vende të ndryshme.Në Shqipëri nuk ka mbështetje për kulinarë.ultura kulinare duhet të evouluojë, nuk duhet të rrijë në vend numëro."- shprehet ai.