Rama takon sheikun Al Nahuan: Për investime të rëndësishme e bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri, i cili ndodhet në Abu Dhabi është takuar me sheik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shprehet se kanë diskutuar për investime të rëndësishme dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë thotë se me sheikun është takuar për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit të transformimit të Portit të Durrësit si dhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera.

 

"Abu Dhabi - Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme"- shpehet Rama.