Berisha: Rama fillon mandatin e 3-të për fajin e Bashës, hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim nga këshilli
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se me gjithë gjërat që kanë ndodhur Rama nis mandatin e tretë sepse opozita shqiptare në këto 8 vite ka kaluar nga dështimi në dështim.
Ai tha se Edi Rama abuzoi me votën më shumë se kurrë në 30 vite në zgjedhjet e 25 prillit, por zgjedhjet nuk i fitoi PD-ja.
Berisha: Me gjithë këto gjëra që kanë ndodhur Rama nis mandatin e tretë sepse opozita shqiptare në këto 8 vite ka kaluar nga dështimi në dështim. Kjo bie si përgjegjësisë mbi opozitën shqiptare, sepse nuk ishte e zonja të fitonte në asnjë nismë përveç ligjit të dekriminalizimit.
Këto kohë janë dëgjuar se po bëhen ndryshime kushtuese, por në çfarë marrëveshje ka fituar PD me Ramën? Në asnjërën prej tyre sepse të gjitha i ka fituar Rama. Hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim nga këshilli kombëtar i Partisë Demokratike, asnjë hap nuk m und të bëni sepse PD ka forume politike. Kemi shkuar nga turpi në turp dhe nga disfata në disfatë.
Për herë të parë në historinë e vendit numëruar mandatin e tretë të vendit. Ish-kreu i PD-së, foli për masakër zgjedhore. Edi Rama abuzoi me votën më shumë se kurrë në 30 vite, por zgjedhjet nuk i fitoi PD-ja. Në darkën e 25 prillit, dolën sondazhet dhe tregonin se vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD-në kishin votuar Bashën. Ne ishim pa udhëheqje. Të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt dhe më tha çfarë thua me këtë. Unë i tregoj videon dhe u them se të mos u bazonin fushatën te Basha se është lider i thyer, por tek ngritja e partisë.

