"Aman o burrë, thuaji të flasë për Open Balkan", Berisha zbulon mesazhet e marra nga kosovarët për Bashën

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar nga Shkodra kreun e PD-së Lulzim Basha për qëndrimin e tij në raport me Ballkanin e Hapur.

Ai tregoi se ka marrë me dhjetëra mesazhe nga qytetarë të Kosovës, të cilët i kërkonin që ti thotë Bashës të flasë për këtë çështje.

Berisha: Partia e Punës e Shqipërisë kishte shitur Kosovën, kishte lidhur Shqipërinë me armiqtë e saj dhe jo me aleancat natyrore. Me 22 dhjetor 1910 shpalla se ylli polar do të jetë çështja kombëtare. Në këto vite jam përpjekur që të qëndroj për të por isha një deputet ui thjeshtë. Vetëm për Ballkanin e Hapur mund të kem marrë me dhjetëra e dhjetëra mesazhe  nga qytetarë nga Kosova: Aman bre burrë thuaji atij njeriu të flasë se po na mbytin këta komunista këtu, na thonë ja edhe Lul Basha nuk flet. Nuk i thashë, pse ti thoja? Turp i madh, të bëhet Shqipëria vasale e Beogradit, asnjë arsye nuk ka. Ne fatmirësisht u çlirua dhe Kosova, jemi dy herë më të fuqishëm. Pse duhet ti lëpihemi një tjetri që ja kush është, e tregoi tani. Ka një filozofi kjo parti, dinjitetin njerëzor dhe kombëtar.