“Armatosja e Gardës”, ekspertët: Lëndët kimike nuk janë në objektin e punës së saj
Ekspertët e sigurisë e shikojnë vendimin e fundit të qeverisë për armatosjen e Gardës së Republikës me përdorimin e lëndëve kimike si një përpjekje për të trembur protestat e mundshme në të ardhmen. Sipas tyre, përdorimi i lëndëve kimike nuk është as në kompetencën dhe as në natyrën e punës së Gardë së Republikës.
Qeveria vendosi të pajisë Gardën e Republikës me armatime të reja për menaxhimin e protestave, mes të cilave edhe përdorimi i lëndëve neuroparalizuese.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, duke theksuar se rolin e vërtetë të Gardës së republikës thotë se kjo strukturë nuk e ka në kopetence të veprojë në raste protestash pasi kjo është kompetencë e policisë.
Ish legjenda e Real Madrid: Jam gati të drejtoj Barcelonën
1 Tetor, 20:10
"Garda e Republikës është një institucion sigurie, varet nga Ministri i Brendshëm dhe roli i Gardës është siguria e objekteve të rëndësisë së veçantë dhe sigurimi i personave VIP në lëvizje. Nuk është Garda që duhet të ketë këtë lloj arme për përdorim, por duhet të jenë struktura më të specializuara të cilët futen në situata kur ato kanë dalë jashtë kontrollit, kur rendi kushtetues ose rendi publik është i rënduar dhe është i pamundur të përballohet me forca dhe me mjete."
Eksperti i sigurisë hodhi dyshime edhe për mungesë transparencë lidhur me lëndët kimike dhe bombat me gaz që pritet të jetë arsenal i ri Gardës.
"Gazi është gjithmonë i dëmshëm jo i pranueshëm dhe ka shumë rëndësi të përcaktohet se cilat lloje gazrash do të përdoren, çfarë lloj lëndësh kimike përdoren dhe nga vijnë ato. Ka një Konventë Ndërkombnëtare sa i përket këtyre lëndëve aq më tepër që këto kanë të bëjnë me popullatën. Nuk mund të përdoren vend e pa vend siç ishin rastet e fundit."
Sipas ekspërteve pajisja e Gardës së Republikës me armatime të tilla paraljamëron se në vënd mund të ketë protesta në muajt e ardhshëm dhe se vendimi i qeverisë synon të trembë qytetarët.


