Rrëfehet shefi i Kuzhinës Arvin Kita: Ja pse u detyrova të largohem nga Shqipëria, pata fatin që...

Ndryshimi që ndodhi në Universitet me degët e detyroi që të emigronte drejt Greqisë, ku dhe mori profesionin e kuzhinierit.

Shefi i Kuzhinës Arvin Kita, shprehet se përveç gatimit nuk e  sheh veten tek ndonjë profesion tjetër.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën’ në RTV Ora, Kita tregon se si ishin fillimet e karrierës së tij, ndërsa thekson se e gjitha nisi pasi emigroi në Greqi.

Arvin Kita: Unë  nuk e shoh veten në bërjen e një profesioni tjetër përveç këtij. Është një profesion in lodhshëm, por kreativ dhe praktik. Unë kam që një brez që sa u implementua në shkollën që quhej shkolla teknologjike. Ka qenë dega ushqimore dhe kimike. Aplikova me shumë miq atëherë. U futëm një grup miqsh që sot e asaj dite kanë spikatur. Teknologjia ushqimore asokohe kaloi në Institut Bujqësor, kjo më bëri skeptik, nuk e bëra shkollën.

Ai thotë se përveç profesionit të kuzhinës, në Greqi arriti të përfundonte dhe shkollën që e kishte ndërprerë në Shqipëri. Ai thotë se në Greqi është rritur profesionalisht

Arvin Kita: Emigrova shumë herët dhe pastaj pikësynimi im ishte ka qenë jo vetëm te gatimi por edhe të shkolla. Ia dola t’i bëjë të dyja. Më ka ndjekur gjithmonë fati në jetë për nga ana profesionale. Unë kam pasur fatin të punoj me njerëzit më me emër atje. Më ka shërbyer për mirë. Ruaj ende kontaktet me ta./ Ora News/