Ju flet Moska – Sekreti i hapur i dosjes amerikane të FBI-së për Lulzim Bashën
Sekreti i hapur i dosjes amerikane të FBI-së për Lulzim Bashës ishte tema e kësaj të premteje ne “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Një çështje e rëndësishme e kundrejt Lulzim Bahës është ajo e lobimit rus që është akuzuar edhe në media. Lulzim Basha para zgjedhjeve të vitit 2017 ka kontraktuar një lobist. Kur ka deklaruar edhe shumën, ai ka thënë se ka marrë 650 mijë dollarë, ndërsa PD ka deklaruar në KQZ se ka dhënë një shumë të vogël.
Këtu nisën akuzat dhe hetimet, ku prokuroria nisi edhe një çështje penal e Basha u vu nën 2 akuza; falsifikim formularësh, dhe pastrim i veprës penale. Ky hetim ngeci, edhe pse nisi në janar 2019, ngeci sepse Nicolas Muzin nuk dëshironte që të dëshmonte.
Basha tha se ka thënë rreth 30 mijë dollarë, ndërsa për ato paratë e tjera që kanë dhënë rusët përmes një firme ai nuk dinte gjë. Si është e mundur që FBI-ja nuk ndërmori një hetim? Duhet të bëhej një hetim se cili ka qenë qëllimi i atyre që kanë ndërhyrë nga Rusia.
Mënsyra se si sillet Basha të lënë të kuptojnë një gjë: që FBI-ja e ka bërë atë hetimin me Nik Muzinin dhe e ka thirrur atë, i kanë treguar gjithë nenet, ka kënduar ai dhe kanë bërë një dosje. Më pas kanë thirrur Bashën dhe ia kanë treguar. Prandaj sillet kështu Basha, sepse është i shantazhuar nga qeveria ruse si agjent rus.
