Berisha: Rama narko-kryetar i Shqipërisë, Basha peng i tij, komisionet hetimore, për të gënjyer njerëzit

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se tani del Basha dhe krijon komisione hetimore, për të gënjyer njerëzit.

Ai tha se tani Basha po i bën vetëm furça Ramës dhe theksoi s në mbrojtje të kryetarit është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë.

Berisha: Tani del Basha dhe krijon komisione hetimore, për të gënjyer njerëzit. Po çfarë do të arrijë me komisionet? Se duhet të shkonte në të gjitha kancelaritë botërore dhe të thoshte se janë vjedhur zgjedhjet. Tani po i bën vetëm furça Ramës. Ndaj dhe ky probleme është fund e krye tradhti ndaj jush e shqiptarëve.

Në mbrojtje të kryetarit është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë. Përpiqen që të paraqesin variante të ndryshme, por e vërteta është se pengu është krejtësisht e pashpresë. Kjo nuk është një çështje mes Berishës dhe Bashës, por një çështje mes besëprerit dhe njeriut me besë, edhe pse nuk e them këtë. Kjo është një çështje themelore e pluralizmit shqiptar. Pluralizmi është në gijotinë këtë herë. Shqipëria ka një narkokryetar dhe një peng të tij, që është Lulzim Basha.