Si në ndeshjet e Europianit, me dhjetëra demokratë ndjekin fjalën e Berishës në një monitor të madh jashtë

Takimi i sotëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër na riktheu edhe njëherë emocionet e Europianit.

Me dhjetëra demokratë të mbetur jashtë për shkak të mungesës së kapaciteteve në sallën e kinema Milenium e ndoqën fjalën e Berishës nga një monitor i madh i vendosur në lokalin para kinemasë.