Pakënaqësi për abonetë, nuk ka çmim të përcaktuar dhe as për studentët: 1600 lekë s'e blejmë dot
Çmimi i aboneve të përgjithshme u rikthye këtë muaj në 1600 lekë, ndryshe nga periudha e verës kur ato mund të gjendeshin në treg edhe me 600 lekë. Kjo rritje nuk është pritur mirë nga qytetarët, të cilët thonë se e kanë të pamundur ta marrin me çmimin e përcaktuar nga Ministria. Ndërkohë vetëm pak ditë pas nisjes së universiteteve, aboneja e studentëve nuk është hedhur ende në treg.
Abonetë e studentëve ende nuk kanë dalë në treg edhe pse në 11 tetor pritet të fillojë viti i ri akademik.
Kjo vonesë, sipas disa operatorëve të transportit publik, vjen edhe nga paqartësia nëse studentët do të kthehen në auditore apo do të vijojnë mësimin online.
Vendimi për këtë çështje pritet të merret në ditët në vijim.
Një shqetësim tjetër i qytetarëve është dhe ndryshimi i çmimit të abonesë së përgjithshme.
Ky çmim është përcaktuar nga Ministria e linjës, por për qytetarët është kosto e papërballueshme.
"Nga 12, sot në 16 mijë lekë, me çfarë ta blej, ku ta gjej?"
"Nuk merret vesh, nuk ka faj populli, unë 12 mijë e mora."
"Nuk ka popull, nuk ngrehet për bukë, për ujë, për drita, për asnjë lloj çmimi. 45 mijë lekë ta bëjnë e ka pak ky popull."
Çdo fillim muaji në qytet abonetë tregtohen kyesisht edhe pranë stacioneve të urbanit.
Këta persona, të vështirë për tu verifikuar nëse janë të autorizuar apo jo, kanë mundësi abuzimi me çmimin.
Nëse çmimi i abonesë së përgjithshme do duhet të jetë 1600 lekë, ky qytetar tregon se e ka marrë 1000 lekë.
"E mora te Brryli me 10 mijë lekë."
"Aboneja ishte shitur me shumicë me 12 mijë, sot thonë 16 mijë lekë. Nuk e blej, jam nevojtare."
Sipas operatorëve të transporti urban, ruajta e çmimit 1600 lekë është i rëndësishëm, pasi një ulje e këtij çmimi do të shtonte kostot për ta dhe për pasojë cilësia e shërbimit do të ishte më e ulët do të ishte më e ulët.

