Psikologia: Ja cili është problemi i shoqërisë sonë

Psikologia Marsela Lekli, e pyetur se si e shikon marrëdhënien mes brezave në shoqërinë tonë, është shprehur se deri diku marrëdhëniet janë të qëndrueshme por edhe të papërgjegshme.

E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, ajo shprehet se në mosha të caktuara shoqëria po degradon.

Ana Kallaku: Si e shikoni marrëdhënien mes brezave në shoqërinë tonë?

Marsela Lekli : Po shohim se marrëdhëniet deri diku janë të qëndrueshme, deri diku janë të papërgjegjshme. Po shohim se në mosha të caktuara një shoqëri fillon e degradon më tepër. Ndoshta informimi që mund të marrin nga familja, dhe kjo është realisht problem i shoqërisë sonë.

Më tej shton se një rol të rëndësishëm në edukimin dhe rritjen e fëmijës, luan nëna.

Marsela Lekli: Jo të gjithë familjet janë shembull, por duke hasur në statistikat e fundit, shohim se është një mungesë komunikimi, nënë-fëmijë, ose prind- fëmijë. Një rol të rëndësishëm në rritjen dhe edukimit të fëmijës luan nëna.

Lekli, e pyetur se sa duhet të mbahet autoriteti i nënës ndaj fëmijës, shprehet se duhet të  jemi në fazën që fëmijës nuk duhet t’i japim shumë liri, por as s’duhet ta kufizojmë shumë.

Marsela Lekli: Kam arritur të mbajë autoritetin. Duhet të jemi në atë fazën liro-shtrëngo, as liri të tepërt shumë, sepse ka zanafilla të tjera më pas, dhe ngurtësia e shumtë ka zanafilla te tjera më pas. Deri në një pikë që unë e shoh të lejueshme që unë mos të kem autoritetin si nënën, deri në atë pikë që unë e shoh se është ok. Kur e shoh se diçka nuk shkon mirë, normalisht do të merret autoriteti i nënës. Kur krijohet marrëdhënia si shoqe deri diku nuk merret seriozisht autoriteti i nënës, por janë situata që duhet marrë autoriteti.