Berisha: Nëse PD-ja do të fitonte zgjedhjet në 25 prill, do largohesha, s’do rrija në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se nëse PD-ja do të fitonte zgjedhjet e 25 prillit ai do të largohej

Ai theksoi se nuk mund të rrinte në Kuvend, sepse çdo gjë e ka një kufi, por ai reagoi pasi u godit nga Basha me vendimin e tij.

Berisha: Po të fitonim zgjedhjet unë e kisha vendosur që të largohesha, se nuk do të rrija gjithmonë në Parlament. Çdo gjë e ka një kufi. Unë kisha vendosur këtë gjë, por më goditur në këtë mënyrë, por është një varg i himnit tonë, se prej lufte veç ai që është tradhtor largohet. Prandaj vendosa që të largohem.

Do të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtën e interesit publik dhe atë kombëtar. Lulzim Basha peng merr një vendim që asgjëson pluralizmin dhe ky ishte një motiv për të bërë gjithçka së bashku me ju, për të ngritur në këmbë PD-në dhe për ta çuar atë drejt fitores.