Video/ Atalanta merr fitoren e parë në Champions, dominues edhe Zeniti

Atalanta merr fitoren e parë për këtë sezon në fazën e grupeve të UEFA Champions League. Skuadra e Gasperinit që sezonin e kaluar impresionoi në këtë kompeticion, arriti të mposhtë 1-0 Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Grupin H ku janë edhe dy ekipe favorite si Villarreal dhe Man. United.

Zikaltërit vinin nga barazimi 1-1 me Villarrealin teksa Young Boys vinte pas fitores së bujshme me Man. United dhe 3 pikëshi për Atalantën u rri ngushtë në një grup kaq të vështirë.

Goli deçiziv u shënua nga i riu Pessina në 68’ dhe ku sigurisht, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti ishte titullar i padiskutueshëm.

Në ndeshjen tjetër të grupit H, Zeniti siguroi gjithashtu 3 pikët e para duke dominuar 4-0 suedezët e Malmos me golat e realizuar nga Claudinho 9’, Kuzyaev 49’, Sutormin 80’, Wendel 94'. /Ora News/.