Real Madrid ka një plan B për merkaton nëse dështon pista Mbappe

Kylian Mbappe po shijon aventurën me Messin te PSG. Edhe pse u raportua për një debat në distance me Neymar, ai u pa I qeshur dhe i lumtur në fund të takimit bashkë me brazilianin dhe argjentinasin në një foto të publikuar.

Gjithmonë duke qenë në fund të kontratës me PSG, sulmuesi francez është zgjedhja e parë për Real Madrid në sulm por përfshirja në garë e miliarderëve të Man. City, ka ndërlikuar gjithsesi situatën për Florentino Perez.

Në një situate të tillë, presidenti i madrilenëve ka gjithmonë një plan B dhe ka mbetur i impresionuar nga Victor Osimhen.

Nigeriani po shkëlqen me Napolin këtë sezon me 6 gola dhe një asist, duke e bërë si një nga bomberët më efektivë të Kontinentit dhe paraqitjet e tij nuk mbeten pa u vënë re nga Reali.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, janë edhe Chelsea, Manchester United, Manchester City e PSG, që po monitorojnë situatën por për momentin De Laurentiis nuk ka ndërmend të privohet nga bomberi për të cilin shpenzoi 70 mln Euro për ta blerë nga Lille një vit më parë./Ora News/.