NBA, lojtarët që nuk vaksinohen mund të humbasin miliona dollarë

Në SHBA ka një çështje të madhe në prag të fillimit të sezonit të ri të NBA.

Sezoni i ri në basketboll, një nga sportet më të dashur për tifozët, pritet të nisë më 18 Tetor por çështja e vaksinimit  kundër covid-19 ka ngritur pakënaqësi të mëdha tek disa yje të skuadrave që rrezikojnë të humbasin miliona dollarë nga kontratat e tyre me ekipet.

Humbjet nuk do të vijnë nga urdhra direkte të Ligës së NBA për vaksinim të detyruar por në mënyrë indirekte nga kufizimet sipas shteteve.

Zyrtarisht, protokolli shëndetësor i NBA për sezonin 2021-2022 nuk parashikon vaksinim të detyruar për lojtarët ndaj ata do të vendosin personalisht nëse do ta bëjnë apo jo teksa problemet vijnë më pas.

Konkretisht, disa qytete, si New York dhe San Francisco ndalojnë çdo aktivitet për personat e pavaksinuar kundër covid-19, duke përfshirë edhe sported në ambiente të mbyllra siç është NBA. Që do të thotë se çdo basketbollist i pavaksinuar i skuadrave të Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors nuk mund të luajnë në ndeshjet në shtëpi.

NBA, lojtarët që nuk vaksinohen mund të humbasin miliona

Diçka e tillë u heq atyre automatikisht pagesat nga ekipet për ndeshjet e munguara dhe as Liga e NBA nuk do të mbulojë pagesa të tilla.

Pra rreziku është i madh që lojtarët të rrezikojnë të mos marrin deri në 90% të pagave të tyre nga ekipet respektive. /Ora News/.