Fruta e perime në tokë, tregu në Elbasan pa asnjë kusht, blerësit e shqetësuar

Pamjet në video tregojnë gjendjen e një prej vendeve të përshtatur si treg agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit.

Produktet ushqimore tregtohen në tokë dhe pa asnjë kusht higjieno-sanitar.

Në mungesë të një tregu më të mirë, tregtarët deklarojnë se janë të detyruar të shesin këtu dhe pse paguajnë taksën për vendin.

"Jemi mësuar me këto kushte, çfarë të bëjmë. Duhen më të mira".

Konsumatorët shprehen të shqetësuar pasi produktet që ata blejnë shiten në kushte aspak të mira.

"Gjërat që hamë nuk mund të shiten përdhe, është normale."

"Duhet të shiten në vendin e vet, jo në tokë e rrugë."

Dimri është përpara dhe për këta tregtarë shitja e prodhimeve do të jetë shumë e vështirë pasi edhe temperaturat ulen ndjeshëm.