Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, pranga 26-vjeçarit në Korçë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur."

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Romeo Kosturi, 26 vjeç banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./OraNews/