Mori peng përgjegjësin e zyrës arsimore për t'i kthyer familjarët në punë, arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

Një 29-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pasi ka marrë peng dhe ka kanosur përgjegjësin e zyrës Arsimore në Bulqizë K.K.

Arrestimi u bë pas kallëzimit  nga përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë, i cili ka deklaruar se i riu e ka marrë peng në automjetin e tij duke i kërkuar të rikthejë familjarët e tij në vendin e punës

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale "Kanosja" dhe "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese".