Meta takon udhëheqësen opozitës bjelloruse: Zgjedhjet e lira janë të rëndësishme për Bjellorusinë
Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit lirimi i të burgosurve politikë, dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.
Ai shton se Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus.
Postimii plotë
Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.
I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.
Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.
Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!
