Vasili: BE po sheh mundësinë e rikthimit të vizave, me Ramën në qeveri vetëm lajme të këqija vijnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2021, 16:20
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se liberalizimi i vizave është në rrezik.
Ai thekson se me Ramën në qeveri vetëm lajme te këqija vijnë për shqiptaret, ku BE po sheh mundësinë e rikthimit të vizave.
Vasili: Liberalizimi i vizave ne rrezik! Me Ramën ne qeveri vetëm lajme të këqija vijnë për shqiptaret. BE po sheh mundësinë e rikthimit te vizave! Edhe një arritje kaq e rëndësishme për çdo shqiptar siç ishte liberalizimi i vizave rrezikohet te humbasë seriozisht për shkak te Ramës dhe rilindjes. Shteti rilindas i propagandës vetëm shkatërron!

