Kërkesat e shumta për azil, Gjermania "kërcënon" me rikthimin e vizave për Shqipërinë
E zhgënjyer nga kërkesat e paligjshme për azil edhe nga Shqipëria, Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave me vendin tonë.
Duket se kërkesat e paligjshme për leje qëndrim dhe azil nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë hapur debatin brenda vendeve të Bashkimit Evropian për të pezulluar udhëtimet pa viza drejt BE-së.
Sipas një dokumenti të EuObserver, shteti Gjerman është i zhgënjyer nga kërkesat e shumta për azil nga këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë e Serbinë si ndër 10 vendet kryesore me probleme
Dokumenti i brendshëm i BE-së, i datuar më 27 shtator, vjen një ditë përpara turneut të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor.
Duke se në BE jo të gjithë janë të lumtur, pasi kërcënimi i të ashtuquajturit 'Mekanizmi i Pezullimit të Vizave' tani po diskutohet në mënyrë aktive, pas një rritjeje më shumë se 50 përqind në qëndrimet e parregullta, ose aplikantëve për azil.
"Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak përmirësim nga vendet e treta, Komisioni Evropian, sipas mendimit tonë, duhet të theksojë se fillimi i Mekanizmit të Pezullimit të Vizave është një mundësi e vërtetë," - thotë delegacioni gjerman në dokument.
Franca ishte gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë e mbetet e kujdesshme ndaj serbëve.
Holanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullim pa viza, edhe pse kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian.
Shqipëria e fitoi të drejtën për të lëvizur pa viza drejt vendeve të BE-së në vitin 2010, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën.

