Në mbrojtje të pyllit dhe kundër thertores, banorët e Laknasit barrikadë para makinerive të rënda
Banorët e Laknasit kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një thertoreje. Banorët e kundërshtojnë një vendim të tillë pasi sipas tyre duhet të shprehet si fillim gjykata.
Këtë të mërkurë makineritë e rënda me punëtorë janë drejtuar drejt Laknasit, aty ku po tentohet të ndërtohet një thertore.
Por banorët e zonës bllokuan rrugën, duke kundërshtuar projektin.
"Pa njoftuar banorët, pa leje te IKMT, pa leje mjedisi vijnë këtu".
"Duan karrige dhe para, kush vjen vetëm, duke vjedh popullin."
Banorët thonë se janë në proces gjyqësor dhe se kompania që po kryen punimet duhet të presë vendimin përfundimtar të gjyqit.
Rikthehet Topi i Artë, do të dorëzohet më 29 Nëntor në Paris
29 Shtator, 17:12
"Duan të na presin pyllin të bëjnë thertore, ne frikë nuk kemi në shtëipitë tona, harroje!
Ata thonë se nuk do të lejojnë prerjen e pyjeve dhe se do ta mbrojnë kauzën e tyre.
"Deri në fund këtu do të rrimë, nuk e lëshojmë vetëm me gjak."
Ndërkohë ambientalisti, Sazan Guri, u shpreh se banorët janë me të drejtë dhe se do të vijojë ti mbështesë.
"Pylli i vetëm në Kamzë 1.2 hektarë, 12 mijë katrorë. Pesë ditë përpara u numëruan nga gjyqtari dhe ishin 1800 pemë. Sot i ka skaduar dhe leja e ndërtimit dhe ajo e mjedisit".
Prej muajit shkurt të vitit 2019, kanë kundërshtuar vendimin e Bashkisë Kamëz për të ndërtuar në këtë zonë.
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë për këtë çështje do të zhvillohet më 20 tetor.


