Shkelet distancimi fizik dhe mbajtja e maskës në autobusat e shkollës
Ministria e Arsimit si dhe ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar zbatim në mënyrë strikte të protokollit antikovid në shkolla, ndaj madje kanë aplikuar dhe mësimin me turne.
Ndërkohë autobusat që shërbejnë për transportimin e nxënësve a i respektojnë këto protokolle?
Nxënësit shprehen se në klasë masat anticovid, po gjejnë zbatim.
"I mbajmë maskat."
Por në autobusët apo furgonat e shkollës disa i zbatojnë rregullat dhe shumë të tjerë qëndrojnë pa maskë duke vënë në rrezik shëndetin e fëmijëve ndërkohë që prindërit paguajnë për këtë shërbim.
"Disa po, disa jo. Më shumë veta nuk i mbajnë."
Ora News kontaktoi me Zyrën Arsimore Tiranë për t’u informuar nëse do të merren masa për zbatimin e protokolleve gjatë transportit të nxënësve, por ky institucion nuk ktheu asnjë përgjigje.
Ndërkohë pritet reagim nga ana e autoriteteve arsimore të bashkëveprojnë me strukturat e transportit të nxënësve për të vendosur më shumë mjete transporti në dispozicion me qëllim normalizimin e situatës.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shprehur edhe njëherë se vendimi për zhvillimin e mësimit me turne nuk është definitiv për të gjithë vitin, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e distancimit fizik./OraNews/
