Prehu i qetë nënkomisar Sajmir Hoxha! Dëshmori i Atdheut përcillet me breshëri automatiku dhe lutje

Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë prej sot iu shtua dhe një dëshmor në radhët e uniformave blu i rënë në krye të detyrës.

“Dëshmori i Atdheut" nënkomisar Sajmir Hoxha, i cili humbi jetën dje pasi u qëllua me armë zjarri nga 21 vjeçari Aldi Rama, do të prehet përkrah dhjetëra dëshmorëve të tjerë.

Në "Varrezat e Dëshmorëve", qindra të pranishëm, prej tyre familjarë, miq, të afërm dhe kolegë i dhanë lamtumirën 44-vjeçarit në një ceremoni shtetërore.

Flamuri kuqezi që mbuloi arkivolin me trupin e pajetë së bashku me kapelen e nënkomisarit  ju dorëzuan bashkëshortes së tij.

Më pas Dëshmori i Atdheut u nderua me tre breshëri automatiku. Pranë vendit ku do të prehet përjetësisht iu rezervua një ceremoni e shkurtër fetare nga familjarët dhe shokët e tij.

  •   
    Prehu i qetë nënkomisar Sajmir Hoxha! Dëshmori i Atdheut