Teatër në komisionet parlamentare/ Opozita prezent në sallë, mazhoranca quan të pranishëm deputetët online

Komisionet parlamentare duket se po kthehen në një skenë të teatrit, duke zëvendësuar atë kombëtar ku luanin artistët. Opozita ka kërkuar që të llogaritet prezenca fizike e tyre, çka refuzohet nga mazhoranca e cila llogarit vetëm deputetët që janë online.

"Agron Gjekmarkaj është kryetari, nuk është. Petro Koçi, jam unë, prezent."

"Është krejtësisht e pamundur që ta bëjmë me prezencë fizike, në rast se dëshironi që të merrni pjesë në mbledhje duhet të logoheni edhe këtu ku jeni."

Një tjetër argument jepet në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku premtohet debate ballë për ballë kur deputetët të vaksinohen.

"Që të gjithë deputetët të kryejnë procesin e vaksinimit dhe jam i bindur që me përfundimin ekëtij procesi do të bëjmë të mundur edhe realizimin e mbledhjeve tona në mënyrë fizike."

Pas debateve në komisionin e medieve dhe atë të veprimtarisë prodhuese, deputetët e opozitës theksuan se ky nuk është bojkot, por mazhoranca refuzon transparencën.

"Nuk na u dha fjala. Konferenca e kryetarëve e ka parashikuar qartë në dispozitën për punën e komisioneve online, që në raste të çështjeve të rëndësishme, komisionet mund të bëhen edhe fizikisht."

"Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballen me opozitën."

Më herët në konferencën e kryetarëve opozita kërkoi mbledhje të hapura por për PS është situate pandemikë që e ndalon.

Ndërsa në seancën e radhës pritet që PD të kërkojë tre komisione hetimore, për incineratorët, për 120 milionë eurot që Shqipëria i humbi përballë biznesmenit Becheti dhe për votimet e 25 prillit./OraNews/