Zagani: Sa kohë politika kontrollon policinë, do vriten policë, viktimë e përgjegjshmërisë së eprorëve

Në një intervistë për Ora News, ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani u shpreh se në vendin tonë do të ketë viktima për sa kohë policia nuk është vegël e ligjit dhe shtetit, por e politikës.

I tha se në vendin tonë procedura funksionon se bandat kanë mbrojtje dhe lajmërohen, prandaj shkojnë vetëm tek ata që u prishet pazari.

Zagani: Në vendin tonë do të ketë viktima për sa kohë policia nuk është vegël e ligjit dhe shtetit, por e politikës. Uroj që të mos ndodhin, por sikurse duken punët, përherë do të shkojnë punët. Sa kohë është në punë polici keqpërdoret dhe më pas i jepet një copë dekoratë kur vdes. Krimi në vend kontrollon shtetin. Edhe në na kanë çuar për të korrur hashash, derisa u lodhëm si në kooperativat e xhaxhit Enver. Kështu është kur shteti dhe policia funksionon me fushata për spektakël.

Çështja është nëse policia ka vajtuar me urdhër nga lart apo shkuan me kokën e vet grupi që shkoi. Në vendin tonë procedura funksionon se bandat kanë mbrojtje dhe lajmërohen, prandaj shkojnë vetëm tek ata që u prishet pazari. Kur kryeministri në fushatë elektorale thoshte me shaka se si janë me hashashin në fshat. Ky është një motivim për rininë shqiptare në mentalitet. Edhe më parë ka pasur hashash, por nuk dilnin 18-vjeçarët me armë lirshëm pazarit.

Zagani shtoi se polici i shkretë ka vajtuar me urdhër nga lart, nuk e ka pasur detyrë, duke theksuar se këtu vjen erë viktimë e papërgjegjshmërisë së eprorëve.

Zagani: Polici i shkretë ka vajtuar me urdhër nga lart, nuk e ka pasur detyrë. Këtu vjen erë viktimë e papërgjegjshmërisë së eprorëve. Kjo gjendje ka qenë dhe po rëndohet akoma më keq. Luhet para e madhe me trafikun dhe kultivimin e drogës. Këtë e pohojnë edhe raportet ndërkombëtarë, duke e cilësuar vendin si hambar të Evropës për drogë. Nuk mund ta vë dorën në zjarr se çfarë ka ndodhur atje, sepse ka një konfuzion dhe sa kohë policia bën punën e sekserit e pa shkëputur me trafikun e drogës për politikën, atëherë kjo situatë nuk do të ndryshojë.