Pogradec, po transportonin emigrantë të paligjshëm, prangosen në flagrancë 5 persona
Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor "Perimetri", ku ditën e sotme janë kapur 5 persona duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Policia ka prangosur 3 persona në dalje të Pogradecit, pasi kishin në makinë 3 emigrantë të paligjshëm.
Po ashtu, janë prangosur po në dalje të Pogradecit me një makinë "Volkswagen", 2 persona të tjerë me 2 emigrantë të paligjshëm.
“Policia Korçë ka goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq. Shërbimet e Policisë, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin M. G., duke transportuar me mjetin tip "Benz", në të cilin ishte pasagjere 28-vjeçarja, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se i implikuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi Xh. R. Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues 30-vjeçarin, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.” – bën me dije policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

