Si u arrestua vrasësi i policit/ Pasi qëlloi efektivin, doli nga sedilja e pasme dhe i dha makinës
Terreni i vështirë dhe rrethimi policor detyruan 21-vjeçarin Aldi Rama të qëllonte veten me armë pas ndjekjes për plot 6 orë pasi ekzekutoi oficerin e krimeve në Lezhë Saimir Hoxha.
Menjëherë pas krimit autori kaloi nga sedilja e pasme ku ndodhej dhe mori drejtimin e mjetit. Më pas u nis në drejtim në një rrugë buzë kënetës për tu larguar.
Në metrat e para të lëvizjes, automjeti i autorit u qëllua disa herë me armë nga dy efektivat e policisë që ishin në patrullim me oficerin e vrarë.
Megjithatë Aldi Rama vazhdoi lëvizjen dhe disa metra më tutje doli nga mjeti për të ikur në këmbë pasi rruga në të cilën iku nga vendi i ngjarjes nuk ishte e favorshme për të lëvizur me automjet.
Ora News u rikthye edhe një herë në vendin e ngjarjes disa orë pas vrasjes së dëshmorit më të ri të policisë Saimir Hoxha i cili do të jetë ylli i 225 që do të vendoset në murin e nderit të Ministrisë së Brendshme.
Rreth 1 kilometër llogaritet distanca që ka përshkuar autori, për t'iu fshehur syrit të policisë.
Kjo është banesa 3-katëshe në të cilën Aldi Rama ndaloi fillimisht, u larua më pas duke qenë se aty nuk jetonte askush dhe dyert ishin të mbyllura.
Oficeret e policisë që vëzhgonin nga helikopteri pikasën 21-vjeçarin në momentin që po dilte nga banesa për tu fshehur më pas në shkurret pranë kanalit.
Barishtet në zonën e Ishullit të Lezhës kanë shërbyer si mburojë për 21-vjeçarin Aldi Rama, për t'iu fshehur syrit të policisë. Snajperat e policisë e kanë pikasur lëvizjen e të riut dhe kanë bërë që RENEA të ndërhynte menjëherë në zonë.
Pas sinjalizimit, forca të shumta të RENEA-s u afruan në drejtim të 21 vjeçarit duke i bërë thirrje për dorëzim duke hedhur tymuese me qëllim për t'i bllokuar pamjen.
Pas rreth dy orësh nën rrethim nga forcat e rendit iu riu dyshohet se ka qëlluar veten.
Në vendngjarje u afruan 2 autoambulanca, ku transporti i tij u bë më barelë për shkak se ishte terren i vështirë për lëvizjen e automjeteve.
Pas mjekimit të shpejtë në Spitalin e Lezhës i riu u transportua në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, por as aty nuk arriti të mbijetojë nga plaga në kokë.
/OraNews/
