Qeveria bën pagesën 6 milionë dollarë për 500 mijë doza të reja vaksinash, gati fondi dhe për dozën e tretë
Qeveria do të lëvrojë 6 milionë dollarë për të bërë pagesën për blerjen e mbi 560 mijë dozave vaksina të cilat do të ndihmojnë në rritjen e mbulesës vaksinale të popullatës.
"Vendimi që dua të komunikoj është e vendimi i qeverisë shqiptare për kryerjen e menjëhershme të pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmejt këtij akti bëhet e mundur pagesa prej 6 milionë dollarësh, të cilat i hapin rrugë ardhjes së menjëhershme të vaksinës", thotë Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se synohet që brenda pranverës së 2022 e gjithë popullata të jetë e vaksinuar.
Vaksinat do të mbërrijnë në Shqipëri brenda dhjetorit.
Doza e tretë?
Manastirliu u shpreh se do të jetë Komisioni i Ekspertëve që do të vendosë nëse duhet të injektohet dhe doza e tretë vaksinale, ndërkohë që qeveria është gati për të vendosur në dispozicion fondin
“Ne jemi të pëgatitur dhe qeveria ka vendosur në dispozicion fondin. Edhe nëse komiteti vendos për dozën e tretë ne ta nisim menjëherë. Patjetër që në muajt në vijim do kemi vendimmarrmje në dozën e tretë”
Manastirliu tha se nuk ka humbje të vaksinave sa i takon afatit të skandecës.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, iu përgjigj shqetësimit të prindërve në lidhje me mësimin me turne, duke thënë se ky vendim nuk është përfundimtar dhe se çështja do të shikohet në varësi të situates epidemiologjike.
Kushi shtoi se ecuria e pandemisë dhe niveli i vaksinimit janë dy parametrat tek të cilët shpresohet rikthimi në normalitet.
Në shumicën e shkollave të Tiranës mësimi po zhvillohet me turne, duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe mësuesit ndërkohë që sipas ministres në 78 për qind të institucioneve arsimore në vend mësimi po zhvillohet normalisht.