Negociatat/ Presidentja Von der Leyen jep një datë, fundin e 2021, Rama i rezervuar: Nuk përgatitemi më për dasmë

Veto  e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e shtyu konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Europian edhe për Shqipërinë.

Ende asgjë nuk ka ndryshuar, por Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në krah të kryemisnitrit Edi Rama,  tha se po punohet  fort që Shqipëria të ulet në tryezë me Bashkimin Europian brenda këtij viti, ndërsa vlërësoi zhvillimet në vendin tonë. 

Ursula von der Leyen tha disa herë se Shqipëria I ka kryer detyrat tani e ka radhën Brukseli.

"Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë qeveritare. Ju keni kryer detyrat tuaja. Kemi kërkuar shumë prej jush, Ju  keni kryer e ne do të bëjmë gjithçka të tejkalojmë pengesat dhe kjo nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit. Dua të jem e qartë. Shpresoj që të nisim me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të këtij viti." 

Por edhe pse zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, angazhimin e dha në krah të tij, Kryeminitiri Edi Rama, nuk është entuziast dhe ftohtësia e tij tashmë është krijuar për shkak të vonesave dhe pengesave të paarsyeshme  tha ai që vendet e BE-së i nxjerrin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perendimor. 

"Nuk vë bast më për asnjë datë dhe asnjë afat. Pres me qetësi të plotë si rasti kur ndodh dhe si rasti kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasëm e krushqit nuk janë paraqitur.

Tani ne nuk përgatitemi më për dasmë por thjesht vazhdojmë ti bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë. Se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit. Ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë." 

Hapen apo nuk hapen mbyllen apo nuk mbyllen konferencat nuk është e komisionit por e këshillit, as e këshillit por e një anëtarit të Komisionit Europian që zgjohet me inat e merr peng një të tretë."

Gjithsesi Rama u shpreh i vendosur se nuk duhet të humbasim qetësinë e as durimin.

Ballkani i Hapur

Ursula Von der Leyen, u pyet edhe “për Ballkanin e Hapur” një inciativë e Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa dha këtë përgjigje:

 “Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim me imtësi fjalët, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive”

Negociatat/ Presidentja Von der Leyen jep një datë, fundin e 2021,

E kryeministri Rama, e sqaroi gjatë këtë iniciativë me fjale diplomatike por dhe me shprehje popullore shqiptare.

"Ky nuk është një proces i dytë që konkuron me të parin apo aq më pak bie ndesh me të parin. Ballkani i Hapur shqip fare mund të quhet "I zoti e nxjerr gomarin nga balta." Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë, është përqafuar nga BE, është përqafuar nga KE por nuk ecën dot me ritmin që ne duam në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë atë përpara por vetëm presim ta shtyjnë nga Berlini, Parisi apo Brukseli. Është i njëjti proces, nuk janë dy procese të ndryshme."

Presidentja e Komsionit Europian, ka nisur një vizitë zyrtare ne gjithë Ballkanin Perendimorë. Pas shqipërisë ajo do të ndalet në maqedoninë e veriut, mal të zi, Kosovë dhe Serbi.