"Ballkani i Hapur do bëhet!" Rama e përkthen në shqip: "I zoti nxjerr gomarin nga balta"
Para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë se Ballkani i Hapur do të bëhet edhe pse një pjesë e vendeve të rajonit, përfshirë Kosovën, e kundërshtojnë këtë nismë.
Rama tha se nuk ka asnjë dualitet të tij me Procesin e Belinit, pasi janë i njëjti proces.
"Ky nuk është një proces i dytë që konkuron me të parin apo aq më pak bie ndesh me të parin. Ballkani i Hapur shqip fare mund të quhet "I zoti e nxjerr gomarin nga balta." Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë, është përqafuar nga BE, është përqafuar nga KE por nuk ecën dot me ritmin që ne duam në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë atë përpara por vetëm presim ta shtyjnë nga Berlini, Parisi apo Brukseli. Është i njëjti proces, nuk janë dy procese të ndryshme.
I vetmi ndryshim është që Procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë 1001 halle të tjera dhe nuk çohen në mëngjes me pyetjen si po ecën Procesi i Berlinit, as nuk e kanë mendimin e fundit në darkë para se të flenë si eci sot Procesi i Berlinit në Ballkan. Gjermania, Franca, Europa, BE kanë shumë gjëra të tjera përpara sesa të mendojnë për Ballkanin ndërkohë që ne këtu jemi dhe kur çohemi në mëngjes pyesim si po ecën ekonomia jonë, si po ecën tregtia jonë, si po ecën sot turizmi ynë, si po ecin sot eksportet tona, ndëlidhjet e kështu me radhë. Këto janë pyetjet që ja bëjmë ne vetes në mëngjes, nuk janë pyetjet që ja bën vetes në mëngjes as kancelarja e Gjermanisë,as presidentja e KE-së se kanë shumë pyetje të tjera për ti bërë vetes.Në fund të ditës para se të mbyllim sytë pyesim veten çfarë bëmë sot për këtë punë.
Ndërkohë që për miqtë dhe partnerët tanë sigurisht që ky është një projekt i rëndësishëm por nuk është projekti për të cilin punojnë të gjithë ditën. Na duhet të marrim përsipër ta shtyjmë përpara. Mbi të gjitha principet dhe drejtimet e përcaktuara nga Procesi i Berlinit që është procesi mëmë, ti shtyjmë përpara dhe ti realizojmë de facto ato që deklarohen një herë në vit kur bëhet Samiti i Procesit të Berlinit.
Ajo që ndodh është se shkojmë nga Samiti në Samit dhe progres nuk ka. Përsëriten po ato deklarata, që janë deklararat e duhuara për parimet, por u bënë 8 vjet që ka nisur Procesi i Berlinit dhe ne akoma kemi mure me barriera jotarifore, akoma nuk kemi njësimin e dokumenteve që i duhen eksportuesve për të mos qëndruar në kufi me orë e ndonjëherë me ditë të tëra.
Akoma kemi regjime nga më të ndryshme të trajtimit të tregtisë nga një vend në tjetrin. Pse? Do të vijë qeveria gjermane ti bëjë këto apo qeveria franceze? Do të merret vesh kancelarja e Gjermanisë me presidentin e Francës si do të trajtohen perimet dhe frutat në kufijtë e Ballkanit apo do ti bëjmë ne? Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë, kush do vjen ama kush nuk do nuk vjen por nuk na merr peng të gjithëve se Procesi i Berlinit ka edhe këtë problemin e pengmarrjes.
Nëse duam që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshje mjafton një vend të thotë nuk dua dhe ne të tjerët rrimë dhe presim. Ndërkohë që këtu jemi në kushtet kur çdo vend merr pjesë ose nuk merr pjesë dhe çdo vend që merr pjesë firmos çfarëdo marrëveshje që do ai por ne nuk do të presim.Nuk do, është e drejta jote, vazhdo aty ku je. Por ne duam ta çlirojmë potencialin ekonomik, shoqëror dhe potencialin e paqes që ka këtu. Mos harroni si u ndërtua BE. Procesi i Berlinit është një sintezë e aplikuar për Ballkanin e projektit të BE, nuk është gjë tjetër.Vendosja në një zjarr të kryqëzuar e miqve dhe partnerëve tanë qoftë në Bruksel, qoftë në Berlin, që disa i thonë Ballkani i Hapur na duhet, disa i thonë nuk na duhet, bën që miqtë tanë të jenë sa më të ekuilibruar që mos të krijojnë çekuilibër këtu. Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet.
Çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i hapur do të jetë patjetër hapësira ku të gjithë do të vijnë njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë. Kush vjen më vonë thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet, kaq e thjeshtë është kjo. Ballkani i Hapur është një proces strategjik dhe mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të projektit të projektit të Procesit të Belinit. Kaq e thjeshtë është. Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të priojektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani, as në Francë, as në Bruksel sepse nuk kanë as detyrën, as kohën, as mundësinë dhe as pse të kenë angazhimin sepse janë votuar të bëjnë shumë gjëra të tjëra më përpara sesa të bëjnë Ballkanin e Hapur, sesa të merren me të gjithë kalamajtë e Ballkanit".
Edhe presidentja e KE tha se mbështet çdo nismë brenda këtij procesit të Berlinit apo jashtë saj që rrit bashkëpunimin, është gjithëpërfshirëse dhe shtyn përpara integrimin.
