Digjet hambari me bar në Fier, bagëtitë pa ushqim për dimër

Një hambar me bar është përfshirë nga flakët në orët e pasdites së sotme në Verri të Njësisë Administrative Mbrostar në Fier.

Nga zjarri është djegur ushqimi i grumbulluar për bagëtitë.

Zjarrfikësja e Fierit dhe forcat zjarrfikëse Patos kanë shkruar në vendngjarje për të vendosur nën kontroll situatën.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit por ka sjellë dëme të shumta materiale.