"Ju sulën njërit me motor, e kapën te këmba", Lezha "pushtohet" nga qentë endacakë
Mungesa e politikave efektive për qentë endacakë nga Bashkia e Lezhës po krijon shqetësim serioz tek qytetarët. Qentë mumd të shihen në çdo cep të qytetit, ndërsa qyetarët apelojnë për masa të menjëhershme.
Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim serioz në qytetin Lezhës.
Ata janë kudo, në rrugë e lagje.
Emigrantët nga pushimet në burg, ja çfarë u gjeti policia në makinë
26 Shtator, 14:25
Shumë prej tyre janë qen të braktisur nga pronarët, e të tjerë të sjellë nga zona të tjera.
Të pranishëm në çdo zonë të qytetin historik, qytetarët thonë se kanë frikë të lëvizin, pasi kopeja e qenve shpesh bëhen agresiv nga uria dhe i sulmojnë.
"Ju sulën njërit me motor, e kapën te këmba, gati u rrëzua. Shumë e rrezikshme."
"Na shqetësojnë pa masë natën dhe ditën, edhe sulen ndonjëherë, janë qenë të pavaksinuar."
"Shumë problem, me frikë kaloj."
Ata apelojnë institucionet që të ndërhyjnë për këtë situatë.
"Qeveria të merret dhe me qentë."
"Duhet të merren masa."
"Jo vetëm që hanë njerëzit por janë dhe burim infeksioni. Duhen larguar sa më parë nga këtu."
Kjo situatë vijon prej kohësh dhe ende nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike që është kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për qytetarët në çdo orë të ditës apo natës.





