Në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë në Durrës. Finalizimi i operacionit policor të koduar "Selekt" çoi në pranga shtetasin  Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën  rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale".

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë, arrestohet 25-vjeçari
 
Në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë, arrestohet 25-vjeçari
 
Në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë, arrestohet 25-vjeçari
 
Në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë, arrestohet 25-vjeçari