Sherr në një lokal në Gjirokastër, burri dhunon ish gruan dhe plagos një tjetër, e ndihmon i vëllai
Dy vëllezër në Gjirkastër janë shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e ish-bashkëshortes së njërit prej tyre dhe plagosjen e një shtetasi tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim vëllezërit F. S. dhe G. S. pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së të shtunës, 25 shtator, në një bar-kafe në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S, ish-bashkëshortja e shtetasit F. S.
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

